Gjejhallall.com | Radio Islame |

Biznese - Te Ndryshme

gjejhallall.com

Radio Islame

Postuar Nga

Radio Islame

26.05.2014


Falënderimet dhe nderimet tona janë për All-llahun xh.sh., Zotin e botëve, icili i udhëzoi krijesat (njerëzimin) në edukatën më të përsosur; për Atë që nga arka e mëshirës dhe e bujarisë së Vet hapi çdo derë, indriçoi sytë e besimtarëve për të njohur të vërtetën dhe për të kërkuar shpërblimin e Tij, ndërsa, Ai i errësoi sytë e mohuesve (kundërshtarëvetëZotit) përshkak të kryeneçësisë së tyre për t'iu përulur Atij, çdogjë u bë pengesë mes tyre dhe dritës së All-llahut xh.sh. Falënderimi i takon All-lahuti Cili na pajisi me dije dhe na bëri të vetëdijshëm. Falënderimi i takon Sunduesit së ditës së Gjykimiti Cili veprat tona i vendos në peshore për të qenë të shpëtuar ose të humbur. Përkujtimet dhe salavatet i dërgojmë çdo çast Pejgamberit tone, Muhammedit sal-lallllahualej hivesel-lem, paqja dhe shpëtimi All-llahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.

Motra dhe vëllezër, vizitorë dhe dëgjues të nderuar!
Një ndër aktivitetet e shumta të Fondacionit të Rinisë Islame me seli në Zvicër është edhe hapja e kësaj Radioje e cila sado pak do të kontribuojë në ngritjen e fjalës së Allahut xh.sh.
Radio Islame është e hapor për komunikim dhe bashkëpunim me të gjithë ata që organizojnë dhe shfaqin manifestime dhe programe fetar edhe që janë të prirur të shkruajnët ema, analiza, opinione dhe përshtypje nga çështje që kanë të bëjnë me vlerat fetare.
Radio Islame synon të përfshijë brenda programit të vetë aspekte të ndryshme të jetës fetare islame, ligjërata, ilahi dhe kaside, tribuna, manifestime dhe ndodhi tjera të rëndësishme për kulturën dhe jetën islame. Po ashtu brenda faqes www.radioislame.com është përfshirë një larmi e temave dhe shkrimeve nga fusha e mësimeve islame, historisë, fikhut, akides, poezisë islame,etj. Një veçanti e faqes elektronike www.radioislame.com është edhe pasurimi me video-ligjërata, galeritë fotografive dhe me artikuj nga lëmi i shkencës, shëndetësisë, këndin e fëmijëve, etj. Këto tema përfshijnë kornizat kontinentale të Evropës, por edhe më gjerë. Po ashtu transmetime të drejtëperdrejta të emisioneve bëhen nga Zvicra, mbarë Evropa, si dhe nga trojet shqiptare. Prandaj www.radioislame.com bashkëpunon me hoxhallarë dhe njerëz të dijes dhe thirrjes islame nga vende të ndryshme të botës, nga trojet shqiptare, nga diaspora dhe më gjerë.
Radio Islame është e hapur ndaj pyetje, sygjerimve, këshillave, vërejtjeve dhe rekomandimeve për gjërat që iu interesojnë apo iu preokupojnë . Radio Islame posedon gjithsej 7 Studio: 3 nëZvicër, 1 nëPrishtinë, 1 nëTetovë, 1 nëVushtrri, si dhe 1 nëMitrovicë. Pra mos harroni : Radio Islame pranon të gjithë ata që komunikojnë dhe kontribojnë për hirtë All-llahut xh.sh. Na Kontaktoni Ju Mirëpret : Stafii Radios Islame Fondacioni i RinisëIslame Seebacherstrasse 67 8052 Zürich Zvicërr Tel.: + 41 ( 0 ) 43 300 16 70 Mobil.: + 41 ( 0 ) 79 469 50 36 www.radioislame.com E-mail: info@radioislame.com

Gjithmonë me ju dhe për ju


Komento