Gjejhallall.com | Facial scrub argani |

Nur Center

gjejhallall.com

Facial scrub argani



Kliko per te pare foton
Çmimi : 16 $


Kategoria

Te Ndryshme

Nen kategoria

Scrub

Sasia: 500 ml

Argani i quajtur ndryshe “ari i shkretëtirës” duket se është krijuar posaçërisht për shëndetin dhe estetikën e lëkurës. Tashmë, në industrinë e kozmetikës, produktet me argan janë një nga përbërësit kryesorë të produkteve të shtrenjta dhe ekzotike, ekliziri i “rinisë së përjetshme” dhe një aset i ri dhe i pazëvendësueshëm në këtë fushë.

Argani përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Gjithashtu, ai është i pasur me vitaminat A, dhe F, acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6. Ai përmban mbi 80% acide yndyrore të pangopura, të cilat janë mjaft jetike për shëndetin e organizmit.

Nga hulumtimet shkencore është vërtetuar se argani shërben për kurimin e lëkurës, e rigjeneron atë, e furnizon me oksigjen, është hidratues, e ushqen, siguron mbrojtjen, elasticitetin dhe rininë e saj. Ai parandalon rrudhat dhe është profilaksi për sëmundjet në lëkurë dhe flokë. E mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm (dielli, metalet e rënda, smogu, era, papastertitë e ndryshme të ambjentit ndër këto substancat kimike dhe toksike të thithura nga poret).

Duke njohur vlerat e saj, industria e kozmetikës ka krijuar me argan linjat e plota për kremrat e duarve dhe të fytyrës, maskat e fytyrës, shampot, locionet për flokë dhe lëkurë, etj. dhe sot mund të thuhet se produktet me argan janë ndër më të suksesshmet dhe më të kërkuarat në treg.
Me linjën e arganit mund të keni një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, një fytyrë perfekte, një ngjyrë të këndshme trupi, thonj të shkëlqyeshëm dhe një pamje gjithmonë të freskët e të kuruar.

Scrub Argani HAMED SALOON

Scrub argani HAMED SALOON është një trajtim intensiv i fytyrës që realizon një pastrim dhe zbardhje të shpejtë. Ajo ju “dhuron” një lëkurë të pastër, të freskët dhe të balancuar. Formula e saj unike përmban ekstrakte frutash të cilat butësisht pastrojnë shtresat e lëkurës pa asnjë efekt anësor. Ajo ka këto efekte:

1. Zhduk shenjat e mbetura nga aknet.
2. Redukton rrudhat.
3. Largon njollat dhe pikat e zeza në fytyrë.
4. Hidraton fytyrën.
5. E zbut dhe i jep elasticitet lëkurës.
6. Realizon pastrimin e thellë të lëkurës.
7. Rinovon qelizat e lëkurës.
8. Minimizon poret.
9. Largon yndyrën.

Përdorimi:

Aplikoni skrabin me majë të gishtave në fytyrë dhe qafë. Masazhoni me lëvizje rrethore për disa minuta pastaj shplajeni mirë me ujë.
Për rezultate të menjehershme dhe të dukshme, përdoreni dy herë në javë.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento