Gjejhallall.com | Xhamia e Ethem Beut |

Biznese - Xhami

gjejhallall.com

Xhamia e Ethem Beut

Postuar Nga

Xhamia e Ethem Beut

10.04.2014


Xhamia e Haxhi Et’hem Beut është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot. Sipas mbishkrimeve që përmban xhamia e Haxhi Et’hem Beut, themelet e saj i vuri në fund të shek. XVIII, Molla Beu, kurse faltoren e plotësoi i biri i tij, Haxhi Etëhem Beu në çerekun e parë të shek. XIX. Sipas mbishkrimit që përmban vetë xhamia, themelet e faltores i vuri Mulla Beu në vitin 1207 ‘h (1794-1795), i cili arriti të ndërtonte xhaminë deri në përfundimin e kubesë, pa mundur të plotësonte minaren dhe të përfundonte sofanë (portikun, hajatin), suvatimet dhe dekoracionet mbasi vdiq. Vizitorëve u ofrohet një arkitekturë e mrekullueshme e xhamisë e zbukuruar me piktura murale a secco në interier dhe eksterier sipas traditës orientale.


Komento