Gjejhallall.com | Vaj Lini |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj Lini



Kliko per te pare foton
Çmimi : 10 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Bimore

Çka është Vaji i Linit dhe cilat janë dobitë shëndetësore të tij? Nëse ke dëgjuar shumë rreth vajit të lini dhe ke filluar të pyetesh se cilat janë dobitë shëndetësore të tij, atëherë tash e ke rastin ti mësosh për to.

Vaji i Lini bëhet nga farat e linit e lini është një lule me petale ngjyrë blu. Ky vaj natyral shumë rekomandohet për mirëqenie dhe ushqim të trupit dhe se konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3 që kërkohen për shëndetin e mirë të gati secilit sistem trupor.

Vaji i lini përmbanë acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50% më shumë omega-3 vaj se sa do të mund të marrësh duke marr vaj peshku, plus nuk e ka shijen e tmerrshme ashtu sikur pasi te marresh vaj peshku.

Disa hulumtues dhe shkencëtarë besojnë se vaji i lini mund të jetë suplementi (zëvendësuesi) më i rëndësishëm për shëndet të mirë. Gati secili sistem në trup mund të përfitoj nga vaji i lini dhe përbërësit natyral të tij. Sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi reproduktiv, sistemi nervor, nyejt e shumëçka tjetër përfiton nga përbërësit e vajit të lirit.

Thjeshtë shiko listën e fakteve dhe studimeve në atë se çka mund të bëj vaji i linit për ty:

Hulumtimet tregojnë incidencë më të ulët (më pak raste) të kancerit në gji dhe në zorrë të trash në popullata që kanë sasi të larta të lignanit në dietën e tyre. Lini është 100 herë më i pasur me lignan se sa cilido drithërat tjera.
Studimet tregojnë se Acidet Yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterines dhe triglicerideve të gjakut, dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut në arterie, që mund të shpie te goditja në tru, sulm ne zemer dhe trombozë.
Ndihmon trupin kundër shtypjes se larte te gjakut, inflamacionit, mbajtjes së ujit dhe funksionit të ulët imunitar.
Shkurton kohën e mëkëmbjes të muskujve të lodhur pas ushtrimeve.
Shton prodhimin e energjisë e gjithashtu shton qëndrueshmërinë (staminën).
Përshpejton shërimin e ndrydhjeve dhe të mavijosjes.
Rrit normën metabolike duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin).
Përmirëson absorbimin e Kalciumit.
Forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
Mund të përmirësoj pamjen dhe perceptimin e ngjyrave.
Shpesh përmirëson funksionimin e mëlçisë.
Lehtëson disa raste të astmës.
Ndihmon në trajtimin e ekzemës, psoriasit dhe zbokthit.
Lehtëson simptomat e Artriti Reumatoid. Mundet që gjithashtu të lehtësojë simptomat e Diabetes Mellitus.
Lehtëson disa alergji
Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës (akumulimit të depozitave yndyrore brenda enëve të gjakut, veçanërisht tek arteriet e mëdha dhe ato të madhësisë mesatare, që shumë njerëz vuajnë prej saj gjatë procesit të plakjes).
Ulë shtypjen e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.
Është vërtetuar në mënyrë shkencore që trajton (shëron) disa raste të depresionit.
Mund të përmirësoj funksionin mendor të shumë të moshuarve.
Mund të ndihmoj në trajtimin e Sklerozës së shumëfishtë.
Lehtëson disa raste të Sindromit Primenstrual tek femrat.
e shumë gjëra tjera…!

Fatkeqësisht dietat tona të sotme as për së afërmi nuk përmbushin nevojat tona për AYE (acidet yndyrore esenciale). Burimet më të pasura me AYE sikur vaji i linit dhe vaji i peshkut gjenden rrallë në ushqimet tona të zakonshme. Përveç kësaj, ushqimet më të zakonshme si mishi i kuq dhe të bardhët e vezës mund të inkurajojnë trupin që të prodhoj prostagladin të keq. E vaji i lini ndihmon që trupi të kthej bilancin natyral të prostagladineve të mirë dhe të keq në trup.
Sa duhet të marrim në ditë?

Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve është 5ml një herë deri 3 herë në ditë. Edhe më mirë do të ishte nëse ushqimeve si buka dhe sallatat që hani ju shtoni vaj lini. Studimet shkencore që janë bërë kanë përdorë deri 10ml vaj lini në ditë sigurt dhe pa efekte anësore.
Çka duhet të shikoj kur blej vaj lini?
Është me rëndësi që të blini vaj lini të kualiteti të lartë për shkak se është i cenueshëm ndaj prishjes. Drita dhe oksigjeni ngadalësojnë zbërthimin e acideve yndyrore esenciale.

Gjithashtu sigurohu që ta futësh në frigorifer për të zgjatur afatin.
Vaji i linit merr kohë që të absorbohet në trup para se të shfaqen efektet e plota të dobive shëndetësore që ka, e kjo kohë mund të zgjas nga disa ditë e deri në gjashtë javë, varësisht nga mirëqenia e përgjithshme a juaj.
Për fund po them kështu: “fut vajin e linit në dietën tuaj dhe shiko se çka bën për ju!”

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento