Gjejhallall.com | Vaj i sherebeles |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj i sherebeles



Kliko per te pare foton
Çmimi : 10 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Bimore

Sherebela është një bimë barishtore, shumë e njohur në mjekësinë e vjetër por edhe moderne. I përket të njëjtës familje që përfshin mendrën dhe borzilokun. Pjesët e përdorshme të saj janë gjethet dhe lulet. Ndërsa vaji i sherebeles është një preparat natyral 100 % që nxirret prej shtrydhjes në gjendje të ftohtë të gjetheve dhe majave të luleve të sherebeles për të mos ndryshua asgjë në strukturën kimike dhe për të siguruar një efektshmëri maksimale në përdorimin mjekësor.

Përmbajtja:

Përmban shumë antioksidantë.
Përbërësit kryesorë të këtij vaji janë 1,8 cineole, camfor, alfa-thujone, beta-thujone, borneol dhe viridflorol.

Përdorimi dhe dobitë:

• Është i këshillueshëm për studentët gjatë ditëve të sezonit të provimeve sepse gjallëron qarkullimin e gjakut. Këshillohet tek të sëmurët me anemi me kujtesë të dobët dhe me dridhje duarsh. Për të shtuar efektshmërinë e këtij vaji rekomandohet përzierja me vajin e rozmarinës.
• Forcon kujtesën dhe këshillohet për të sëmurët me alzheimer. Përzihet në sasi të barabartë me vajin e rozmarinës dhe merret 1 lugë e madhe në ditë.
• Është i dobishëm në raste laringjiti. Kryesisht rekomandohet të përzihet me vajin e mendrës, lisënit, glikanxos në raportet 1:1:1:10) një lugë e madhe sipas nevojës.
• Përdoret për raste diarreje dhe mykun e zorrëve. Largon gazrat dhe pakëson humbjen e lëngjeve dhe kripës në trup të cilat shoqërojnë darrenë. Përzihet sipas raportit (1:1:10) me vajin e lisënit dhe me vajin e kanellës. (nbjë luge e madhe për ditë deri në shërim.
• Është i dobishëm në rastet e dhimbjeve prej artritit reumatoid. Efektshmërinë e tij e rrit përzierja edhe me disa vajra të tjerë si vaji i xhenxhefilit (përzierja përgatitet duke përdorur masa të barabarta nga secili vaj). Me të pastaj lyhet vendi ku dhemb por mund të merret edhe një lugë nga goja çdo ditë për të njëjtin qëllim.
• Kërkime të shumta shkencore e citojnë si substancë që vepron kundër kancerit sidomos kundër kancerit të mushkërisë, kancerit të gjirit, mëlçisë dhe zorrës së trashë. Për këtë qëllim këshillohet përzierja e tij me vajin e ravenit, vajin e hilbes dhe atë të rozmarinës.
• Nuk këshillohet për gratë që ushqejnë fëmijët me gji sepse pakëson qumështin.
• Për shkaka se nxit sekretimin e hormonit estrogjen ky vaj ndihmon shumë në ovulacionin e femrës si dhe rregullon ciklin menstrual.
• Ul yndyrnat dhe kolesterolin, prandaj rekomandohet gjithmonë marrja e një luge nga ky vaj pas çdo vakti të yndyrshëm.
• Është i dobishëm për përdorim para gjumit për rastet që vuajnë nga pagjumësia dhe shqetësimet, u këshillohet të moshuarve dhe rekomandohet përzierja e tij me vajin e glikanxosë.

Paketimi:

Mbushje në shishe qelqi 100 ml.

Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento