Gjejhallall.com | Vaj Qershise Eger |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj Qershise Eger



Kliko per te pare foton
Çmimi : 10 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Bimore

Qershia e egër është pemë e njohur e cila rritet në vendet e ftohta dhe majat e maleve. Gjethet i ka me erë të mirë dhe shije të hidhur. I lëshon kokrrat në degët e saj të cilat janë të përafërta me madhësinë e kokrrës së qiqrës dhe kanë ngjyrë të kuqe. Kur kokrrat qërohen nga brenda me ngjyrë të bardhë dhe yndyrore. Varieteti më i mirë është ai i Shamit ose ai turk i Antakias.

Vaji i kokrrave të kësaj peme është një preparat natyror 100 %, i cili nxirret nga farat e qëruara të qershisë pasi pastrohen dhe thahen. Ato pasi njomen me vaj bajame të ëmbël në sasi të barabartë për të siguruar praninë e substancave aktive brenda vajit dhe për shkak të bashkëveprimit ndërmjet tyre në mënyrë efektive, shtrydhen për të nxjerrë vajin e sipërpërmendur.

Efektet dhe Indikimet:

1. Përdoret te personat e dobët dhe ka efekt shëndoshjeje tek ta, por edhe tek fëmijët që janë në fazën e rritjes. Për të arritur këtë rezultat vaji në të shumtën e rasteve përzihet me vajin e Hilbes (bimë - bot. Trigonella Foenum) dhe me mjaltë. Në shumicën e literaturës mjekësore përfshihet në grupin e kurave që përdoren për shëndoshje.
2. Është anti-inflamator, zgjerues kapilar dhe ka efekte qetësuese për shkak të pranisë së substancës Coumarin në përbërje të tij.
3. Përdoret në dhimbjet e mesit, të këllqeve dhe të shpinës, sikurse përdoret si kompresë apo për lyerje në dhimbjet e kyçeve dhe rastet me cermë.
4. Shton menstruacionet dhe rregullon ciklin tek gratë.
5. Përdoret për fragmentimin (copëzimin) e gurëve në tëmth.
6. Në mjekësinë popullore përdoret për rastet e pezmatimit të fytit, të ftohurat dhe për dhimbjen e kokës.
7. Forcon organ shqisorë, pakëson dridhjet, shmang rrahjet e forta të zemrës (takikardinë) dhe vështirësinë në frymëmarrje (dyspnea)

Doza e rekomanduar:

2-3 lugë të vogla në ditë – Nuk ka asnjë rrezik apo efekt anësor nga përdorimi i këtij vaji.

Paketimi: Mbushje në shishe qelqi të errët 60 ml.

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento