Gjejhallall.com | Vaj Karrote |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj Karrote



Kliko per te pare foton
Çmimi : 10 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Bimore

Vaji i karrotës, që prodhohet nga TACT, është një preparat 100% natyral. Ai nxirret nga fruta e karrotës dhe farat e saj, të cilat shtrydhen në gjendje të ftohtë, për mos t’i ndryshuar strukturën e saj kimike dhe për të siguruar efektivitet maksimal në përdorimin mjekësor. Vaji i karrotës është një burim i pasur i karotinës që është substancë e domosdoshme në fuqizimin e shikimit me të llojet e saj alfa dhe betakarotinë.

Efektet dhe indikimet:

1. Vaji i karotës ndihmon në zbutjen e lëkurës, si dhe gjen përdorim në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet pas një ekspozimi të gjatë në rrezet e diellit. Pra mbron nga dalja e flluskave të parakohshme dhe i jep lëkurës freski, duke e mbrojtur gjithashtu ngjyrën dhe delikatesën e saj. Vaji i karotës është i dobishëm për të gjitha llojet e lëkurës.
2. Ndihmon në të gjitha traumat e lëkurës sidomos ekzemat dhe intertrigon. Ai gjithashtu është i dobishëm në rastet e shpërthimit të puçrrave si rezultat I ndonjë alergjie ndaj produkteve ushqimore dhe mjekësore. Ky lloj vaji ndihmon gjithashtu rastet e lëkurës shumë alergjike.
3. Fuqizon shikimin: substanca betakarotinë, e cila gjendet me shumicë në vajin e karotës, transformohet në mëlçi në vitaminë A, e cila është shumë herë më efektive dhe e dobishme për trupin në këtë mënyrë të përftuari se sa të merrej nga goja në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë vaji ndihmon në rastet e sëmundjes së njohur me emrin verbimi i natës, parandalon dobësimin e shikimit dhe ndihmon shumë në forcimin e shikimit tek fëmijët që janë në fazën e rritjes.
4. Karotina e pranishme në sasi të mëdha në vajin e karotës fuqizon procesin e rigjenerimit të indeve dhe qelizave. Ndihmon në zhdukjen e rrudhave të fytyrës dhe të ballit dhe parandalon dobësimin e lëkurës si dhe forcon thonjtë dhe rrënjët e flokëve.
5. Ndihmon në shmangien e acidit urik nga gjaku; në sëmundjen e cermës.
6. Ndihmon në eliminimin e infeksioneve intestinale dhe mjekimin e ulcerës, ngase pakëson aciditetin e stomakut. Fuqizon mëlçinë dhe parandalon verdhëzën.
7. Zbut zërin dhe pastron kordat vokale.
8. Vaji i karrotës është burim i rëndësishëm i karotinoidëve me të dy llojet e tyre alfa dhe betakarotinë. Këto dy substanca janë bërë objekt i gjerë studimi për dobitë e tyre në parandalimin dhe luftimin e kancerit.

Paketimi: Mbushje në shishe qelqi të errët 60 ml.

Ruhet në temperaturën 15° C

Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento