Gjejhallall.com | Vaj Majdanozi |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj Majdanozi



Kliko per te pare foton
Çmimi : 10 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Bimore

Bima e majdanozit bën pjesë tek bimët apo erëzat shumë të njohura për mjekimin e disa sëmundjeve. Ajo njihet në terminologjinë shkencore me termin Crispum Petroselinum që i përket familjes së bimëve ombrellore. Të gjitha pjesët e kësaj bime janë të shfrytëzueshme dhe të përdorshme, përfshi këtu edhe farat.
Vaji i majdanozit është një preparat 100% natyral, që nxirret nga farat, rrënjët, kërcelli dhe gjethet e freskëta të shtrydhura në gjendje të ftohtë për të mos ndryshuar asgjë në strukturën e tij kimike dhe për të siguruar efikasitet maksimal në përdorimin mjekësor.

Përbërja:

Vaji i majdanozit është vaj i avullueshëm dhe përbëhet nga disa vitamina dhe minerale.

1. Si vaj i avullueshëm ai përmban:
- Përbërje Apiole dhe Myristian të cilat ndihmojnë dhe normalizojnë procesin e menstruacioneve tek femrat.
- Përmban Bergapten.
- Flavonidate ku ndër më të rëndësishmet njihet Apiin-a.
2. Vitamina: vitaminë C (që rrit imunitetin e trupit në rate ftohjesh) në nivel katër herë më shumë nga sa gjendet tek limoni; vitaminë A (që ndikon në rritjen e fuqisë seksuale dhe fuqizon shikimin), si dhe grup-vitaminën B ku përfshihen B1, B2, B3 dhe B6.
3. Disa minerale si hekur dhe kalcium.
4. Së fundmi është zbuluar se vaji i majdanozit përmban një substancë të quajtur Psoralin e cila ndihmon në mjekimin e kancerit në përgjithësi dhe atij të lëkurës në veçanti.
Veçoritë dhe indikimet:
Ndër veçoritë më të rëndësishme të këtij vaji që kanë provuar studimet evropiane, ekskluzivisht ato të bëra në Francë është se ky vaj ndihmon në rastet e spazmave nefrike (të veshkave, duke pakësuar dhimbjet e tyre), shkrin gurët dhe shton vëllimin e urinës, ndihmon në rastet e sterilitetit mashkullor dhe femëror dhe në përdorimin e jashtëm pastron lëkurën nga puçrrat e moshës së pubertetit.

Përdorimet kryesore:

1. Gjallëron aktivitetin e mitrës dhe ndihmon në normalizimin e ciklit menstrual tek femrat (ndalohet përdorimi i tij në sasi të mëdha tek femrat shtatzëna).
2. Qetëson krizat e veshkave, shkrin gurët, pastron rrugët urinare dhe rrit fluksin e urinës.
3. Ndihmon në rastet e kolitit dhe sëmundjeve të mëlcisë e shpretkës, si dhe largon gazrat e stomakut.
4. Ndihmon në mjekimin external të infeksioneve të gjirit dhe gonorresë tek femrat.
5. Ndihmon në rastet e infeksionit të lëkurës dhe kur ajo mbledh qelb, sidomos kur përzihet me vajin e gjetheve të ullirit dhe të susamit.
6. Pastron lëkurën dhe heq puçrrat e pubertetit kur përdoret veçmas ose i përzier me vajin e gjetheve të ullirit me susam dhe Hejl.
7. Rregullon qarkullimin e gjakut dhe ul temperaturën, në mënyrë të veçantë kur përzihet me vajin e gjetheve të ullirit dhe farave të rrushit.
8. Ndihmon në fitimin e elegancës dhe në dobësim, për shkak të veçorisë së tij që shton vëllimin e urinës. Shkrin yndyrnat dhe ka efektshmëri më të lartë në rastet e obesitetit (mbipeshës ekstreme), sidomos kur përzihet me vajin e rrepkës, vajin e selinos, vajin e farave të lirit dhe vajin e xhoxhobas. Një lugë e madhe para çdo vakti, për një periudhë njëmujore.

Paketimi: Mbushje në shishe qelqi të errët 60 ml.

Ruhet në temperaturën 15° C

Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento