Gjejhallall.com | Vaj Kastraveci |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj Kastraveci



Kliko per te pare foton
Çmimi : 10 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Bimore

Kastraveci bën pjesë në familjen e perimeve. Ai njehet që prej kohëve më të lashta. Vendi i tij i origjinës është India Lindore, ku ka qënë kultivuar që prej rreth 300o vjetësh P.K.

Kastraveci është i dobishëm kryesisht në pastrimin e gjakut, shërben si diuretik dhe pastron fshikëzën e urinës nga papastërtitë. Ai ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës dhe përdorimi i tij u këshillohet të sëmurëve me diabet, duke qenë se ai ndihmon në pastrimin e trupit nga helmet dhe sidomos tek të sëmurët me urinë diabetike. Kjo rezulton për faktin se kastraveci përmban një element të ngjashëm me insulinën, i cili ndihmon në pakësimin e nivelit të sheqerit në gjak, veçse në përqindje të ulëta.

Vaji i farave të kastravecit: Substancat më efektive të kastravecit përqendrohen tek farat. Farat e kastravecit, pasi thahen, merren dhe lahen. Më pas ato thahen dhe shtrydhen në gjendje të ftohtë me qëllim për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor.

Përdorimet:

- Përdoret kundra shiritit. Merren dy lugë (10 mlg.).
- Përdoret në rastet e infeksione të rrugëve urinare, sëmundjet e zorrëve, si dhe ndihmon në dhimbjet e barkut dhe në rastet me kapsllëk.
- Ndihmon në reduktimin e aciditetit të stomakut.
- Ndikon si qetësues, përdoret në trajtimin e sëmundjeve nervore, kthimin e humorit dhe largimin e tensionit.
- Trajton sëmundjet alergjike, sidomos alergjinë e lëkurës dhe urtikariet.
- Vaji i farave të kastravecit përdoret si përbërës në preparatet estetike. Ai shërben si zbutës e rifreskon lëkurën nga sëmundjet që e acarojnë atë, në mënyrë të veçantë kur shkak është ekspozimi në diell apo dëmtimet e tjera që pëson ajo.

Doza:

Një lugë e vogël në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndërsa në mjekimin e shiritit dhe të kapsllëkut rekomandohen dy lugë gjelle.

Efektet anësore:

Nuk janë evidentuar për këtë preparat efekte anësore, andaj këshillohet për përdorimet të jashtëm dhe të brendshëm.
Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tij nga ana e grave shtatzëna apo me gji.

Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento