Gjejhallall.com | KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE |

Mundesi Punesimi

gjejhallall.com

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE



Postuar Nga

Admin

04.08.2014



Kompania Security "Code" në marrëveshje me kompaninë KEDS si nënkontraktues për realizimin e shkyçjeve - rikyçjeve të konsumatorëve të KEDS-it Shpall:
KONKURS PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS

Pozita: Menaxher (Në gjithë teritorin e Kosovës) (2 kandidatë)

Kualifikimi dhe aftësitë e nevojshme:
-Minimum Përgatitja e Lartë Profesionale dhe/ ose Përgatitja Universitare e preferueshme
-Njohuri në programet kompjuterike (Microsoft Office) dhe Certifikata mbi kurset e kryera,
-Gjuha angleze – e domosdoshme,
-Përvojë pune në pozita të ngjashme së paku 2 vite - në menaxhim,
-Paga mujore sipas marrëveshjes.
-Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Planifikon dhe organizon me koordinatorët procesin e shkyçjeve sipas urdhëresave të planifikuara,
-Monitoron dhe mbikqyrë punën e koordinatorëve rreth shkyçjeve dhe realizimit të tyre si dhe rikyçjet,
-Raporton te Drejtori mbi punën dhe rezultatet e arritura në baza ditore, javore dhe mujore.
Pozita: Koordinator (Në gjithë teritorin e Kosovës) (5 – 10 kandidatë)
-Minimum Shkolla e mesme (Dega Elektroteknikë – Drejtimi Energjitikë e preferueshme), Përgatitja e Lartë Profesionale,
Përgatitja Universitare - e preferueshme dhe/ ose Certifikatë nga ndonjë Institucion ose Organ i Akredituar i Qeverisë së
Republikës së Kosovës
-Njohuri në programet kompjuterike (Microsoft Office) dhe Certifikata mbi kurset e kryera,
-Patent shoferi – i preferueshëm,
-Gjuha angleze - e preferuar,
-Përvojë pune e preferuar në pozita udhëheqëse së paku 2 vite,
-Paga mujore sipas marrëveshjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Koordinon dhe organizon punën me ekipet e shkyçjes rreth realizimit të objektivave të marrura paraprakisht nga
menaxheri,
-Merr urdhëresat e shtypura nga Analistët duke i përcjellur te ekipet e shkyçjes dhe anasjelltas (proceset e kryera nga
tereni),
-Monitoron dhe mbikëqyrë punën e ekipeve të shkyçjes - analistëve rreth shkyçjeve - rikyçjeve, krijimit të urdhëresave
për shkyçje rikyçje,
-Kërkon raport ditor, javor dhe mujor nga analistët,
-Raporton te Menaxheri mbi rezultatet e arritura.

Pozita:
Analist (Në gjithë teritorin e Kosovës) (10 – 15 kandidatë)

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
-Minimum shkolla e mesme, Përgatitja e Lartë Profesionale dhe/ ose përgatitja Universitare e preferueshme
-Njohuri në programet kompjuterike (Microsoft Office) dhe Certifikata mbi kurset e kryera,
-Gjuha angleze - e preferuar,
-Patent shoferi – i preferueshëm,
-Përvojë pune në punë administrative,
-Paga mujore sipas marrëveshjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Në kordinim me koordinatorin, krijon urdhëresat e punës për shkyçësat,
-Komunikon me koordinatorin dhe ekipet e shkyçjes rreth rikyçjeve eventuale,
Mbledh proceset nga koordinatori dhe ekipet e shkyçësit pas punës së kryer në teren,

Vërejtje:
Për të gjitha pozitat kandidatët duhet të jenë fleksibil në punë, të posedojnë aftësi të mira komunikimi dhe negocimi, si verbale ashtu edhe
në të shkruar me të gjitha nivelet udhëheqëse si me stafin po ashtu edhe me klient.
APLIKIMI
-Konkurimin mund ta bëni në email-in zyrtar info@seccode.org duke e shkarkuar aplikacionin (qe ne nuk mundem ta ngarkojme vetemse mund t'ua dergojme kushdo qe eshte i interesuar dhe na shkruan mesazh -shenim i administrates se MUSLIMANET E PUNESUAR) ose duke na vizituar në zyret në adresën e paraqitur nga ora 8:00-16:00 gjatë ditëve të punës.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit

KOMPANIA E SIGURIMIT FIZIK
SECURITY CODE
SHOQËRI ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR
RR.MUHARREM FEJZA BLL. III, HY.4, LOKALI 15-1
10 000, PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS

Komento