Gjejhallall.com | Vaj Ulliri |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj Ulliri



Kliko per te pare foton
Çmimi : 14 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Natyral

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit tretet mirë dhe përthithet lehtë nga organizmi. Ai është një qetësues, sepse pakëson dhembjet dhe ndihmon në tretjen e gurëve në tëmth.
Por shërimi arrihet duke pire çdo ditë nga një filxhan me vaj ulliri çdo mëngjes esëll për pesë ditë radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe për heqjen e gurëve në veshka si dhe lehtëson dhembjet e veshkave. Ai gjithashtu lehtëson lirimin e gypit tretës nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllëkun dhe kolitin.
Përdorimi
Për këto qëllime, vaji i ullirit duhet të përdoret i freskët dhe jo i djegur. Nëse ai është i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie në stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Për shërimin e kapsllëkut dhe kolitit, vaji i ullirit përdoret në këtë mënyrë: Merret një lugë gjelle me vaj ulliri, futet në një gotë të mbushur deri në gjysmë me ujë dhe pihet në mëngjes esëll.

Vetitë kuruese të vajit të ullirit :

Gratë që konsumojnë shumë vaj ulliri në ushqimet e tyre janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencëtarët kanë zbuluar se dieta mesdhetare në të cilën përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
Studiuesit që i botuan rezultatet e punës së tyre në revistën “Analet e Onkologjisë” janë shprehur se acidi oleik që gjendet në vajin e ullirit mund të ndihmojë në kurimin e kësaj sëmundjeje.
Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori.Megjithatë, gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit në Spanje dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit te ullirit ul me gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit.

Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret. Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet.

Efektet e përdorimit :
Vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e tij të larta dietike dhe mjekësore. Gjethet dhe lëkura e ullirit përmbajnë taninë, për këtë arsye ato janë të hidhura dhe kanë veti rrudhëse tonike. Por këto dy pjesë të kësaj peme kanë dhënë rezultate shumeë të mira kundër sëmundjes së tensionit të lartë, temperaturës së lartë, arteriosklerozës, etj.

Kura që rekomandohet :

Në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, gjethet dhe lëkura e ullirit kanë veti diuretike si dhe pakësojnë sheqerin në gjak. Për këto raste u rekomandohet të gjithë të prekurve nga temperatura e lartë qe të përdorin këtë kurë.
Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen në gjysmë litër ujë derisa të mbetet 3/4 e ujit. Përgatesa ftohet, kullohet dhe më pas hidhet në të një lugë sheqer ose mjaltë. Rekomandohet të pihet nga një filxhan çaji në ditë.
Çaji i mësipërm ka dhënë rezultate të mira edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ulliri është një ilaç popullor që shërben edhe për shërimin e dhembjeve të stomakut dhe kundër të vjellave. Për të qetësuar dhembjet e stomakut merren 100 gjethe ulliri, të cilat zihen në një litër ujë derisa të mbetet gjysmë litri. Më pas kullohet dhe pihet tri herë në ditë nga një filxhan çaji para buke. Kjo kurë duhet të vazhdojë për tri ditë rresht.

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento