Gjejhallall.com | Vaj Omega |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj Omega



Kliko per te pare foton
Çmimi : 10 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Bimore

Përmbledhje:

Sqarim: Totali i kolesterolit është më pak se 200, LDL është më pak se 120 dhe HDL është më e madhe se 50.

• Omega 3 ul nivelin e kolesterolit dhe ngre nivelin e kolesterolit të mirë HDL.

Përbërja: Proteina, karbohidrate, sheqerna, fibra, sodium, vitamina A, D, E.


Përdorimi- problemet e zemrës dhe të enëve të gjakut

• Ngritja e kolesterolit: Vajrat Omega 3 i kundërvihen veprimit të kolesterolit të keq me dendësi të ulët, i cili mbivendoset në muret e kapilarëve dhe gjithashtu i kundërvihet veprimit të oksidantëve shkatërrues të qelizave, të cilat i përngjajnë zgjarrit në trup.
• Për ngritjen e presionit të gjakut: Ndihmon në normalizimin e tensionit të lartë të gjakut.
• Për kardiopatinë dhe mpiksjen e gjakut: Parandalon infarktet duke iu kundërvënë veprimit të kolesterolit të keq.
• Zbut gjakun dhe ndihmon lëvizjen e tij nëpër enët e gjakut dhe i bën muret e rruazave të kuqe më të buta, duke bërë të mundur që të shtohet çlirimi i oksigjenit dhe dhënia e tij me lehtësi për qelizat muskulare.
• Për shëndoshjen dhe eleminimin e saj: Pakësimi i acideve yndyrore esenciale shkakton ndjesinë e urisë dhe mungesa e marrjes së sasisë së mjaftueshme të yndyrnave të shëndosha shkakton ndjesinë e trupit me një mangësi, që duhet të zëvendësohet me shtimin e ushqimit të rradhës dhe si rrjedhojë sjell ndjesinë e urisë. Për të zëvendësuar këtë mangësi vajrat Omega 3 aktivizojnë proçesin metabolizmit të yndyrnave, duke bërë të mundur që të djegin më tepër sasi.

Përdorimi- Problemet e zorrëve dhe të organit tretës

• Acarimi kronik i zorrëve: Omega 3 ndihmon në rinovimin e murëve të zorrëve dhe lehtëson acarimet e saj.
• Gurët e tëmthit.
• Sëmundja Craën: Omega 3 zbut ashpërsinë e sëmundjes dhe ruan nga kanceri i kolonës.

Përdorimi- Kyçet dhe muskujt

• Kyçet dhe tendinat muskuloze: Mungesa e acideve yndyrore konsiderohet një nga faktorët kryesorë të acarimeve të kyçeve dhe vajrat Omega 3 zbusin dhembjet, krizat dhe acarimet e lëkurës, që vijnë si pasojë e acarimeve reumatizmale në kyçe për disa muaj rresht.
• Zbusin acarimet e tendinave të muskujve.

Përdorimi- Organi i frymëmarrjes

• Astma, acarimi kronik i laringut dhe fryerja e mushkërisë.
• Parandalimi i proçesit acarues të astmës dhe prishja e indeve mund të parandalohet me ndihmën e vajrave Omega 3, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e frymëmarrjes.

Përdorimi- Truri dhe rrjeti nervor

• Lodhja dhe rraskapitja kronike
• Vajrat Omega 3 ndihmojnë në përmirësimin e temperamentit dhe janë esenciale për funksionet nervore të trurit.

• Për memorien: Vajrat Omega 3 ndërhyjnë në përbërjen e membranave qelizave nervore dhe në përbërjen e lidhjeve të tyre.

• Stresi: Studimet kanë vërtetuar se te njerëzit që ushqehen me ushqime të pasura me këto vajra, përqindja e irritimit tek ata është më e vogël se te të tjerët me 1 deri në 10%. Pra, këto vajra janë shumë të rëndësishme për një aktvitet nervor të shëndoshë.

Përdorimi- Problemet e prostatës

• Vajrat Omega 3 luftojnë kancerin e prostatës dhe acarimet e saj te moshat e thyera.

Përdorimi: Problemet e grave

• Për dhembjet e mestruacioneve vajrat Omega 3 shërbejnë për parandalimin e sekretimit të hormonit të prostaglandinës, e cila shton shtrëngimet (kontraksionet) muskulare.

Doza :

Një lugë e madhe çdo ditë.

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Komento