Gjejhallall.com | Pozicion pune ne “Viva Fresh” shpk. |

Mundesi Punesimi

gjejhallall.com

Pozicion pune ne “Viva Fresh” shpk.



Postuar Nga

Admin

29.05.2014



Kompania “Viva Fresh” shpk. është njëra ndër kompanitë më të mëdha në sektorin e reteiling-ut
(shitjeve me pakicë) në Kosovë dhe është njëra ndër kompanitë punëdhënëse më të mëdha në Kosovë.
Për momentin, kompania e zhvillon aktivitetin e saj në 20 (njëzet) Qendra Tregtare në lokacione të
ndryshme si në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Viti, Kamenicë, Shtime, Lipjan, Suharekë,
Pejë, Gjakovë, Malishevë (si dhe së shpejti edhe në qytetin e Vushtrrisë).

Inkurajojmë kandidatët që dëshirojnë të:
-ballafaqohen me sfida të reja,
-shohin ndryshimin si mundësi e jo dobësi,
-punojnë në një ambient dinamik,
-zhvillohen edhe më tutje në anën profesionale,
-përdorin energjinë e tyre për zhvillimin e ideve të reja.

Për përmbushjen e nevojave për staf të përkohshëm gjatë sezonit të verës në të gjitha 20 njësitë punuese anekënd Kosovës, ne ftojmë kandidatët e interesuar për të punuar (e jo të gjejnë një vend pune) që të aplikojnë për këto pozita:

Marketi:
-Arkëtar/e,
-Punëtor/e në sektorin të ndryshëm,
-Punëtor/e në sektorin e tekstilit dhe këpucëve,
-Punëtor/e në kozmetikë dhe Recepsion,
-Punëtor depoje ,
-Shitës mishi,
-Kasap,
-Punëtor në Frigo,
-Pastruese,

Restoranti:
-Kamarier/e,
-Banakier/e,
-Kuzhinier/e,
-Ndihmës Kuzhinier/e,

Kriteret e punësimit për pozitat e lartcekura
-Kandidatët e interesuar duhet të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
-Preferohet eksperienca e punës në pozitat që aplikohet.

Kandidatët e interesuar për punësim duhet të tërheqin formularin e punësimit nga data
26 Maj 2014 – 11 Qershor 2014 në të gjitha pikat e shitjes së Viva Fresh Store ose të shkarkohet në

web faqen www.vivafresh-rks.com

Aplikacioni i plotësuar dorëzohet deri me datë 12 Qershor 2014 në cilëndo pikë të shitjes së VIVA Fresh Store. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për fazat e mëtejme të intervistimit ndërsa kandidatët që tregojnë performancë të mirë të punës gjatë sezonës verore Kompania VIVA Fresh Store do të ofroj kontratë afatgjatë të punësimit.

Duval Halili
03 Dec 2015

Dua Te Aplikoj Per Punë Ne Viva Freesh Store
Ne Prizren
Numri mobil +377 44 48 40 21

Komento