Gjejhallall.com | Vaj i lules së pranverës |

Nur Center

gjejhallall.com

Vaj i lules së pranverës



Kliko per te pare foton
Çmimi : 10 $


Kategoria

Vajra

Nen kategoria

100% Bimore

Përmbledhje:
Përdorimi i brendshëm: Vaji i lules së pranverës përdoret për problemet e moshës, sindromin premenstrual, simptomat e menopauzës, helmimi nga alkooli, sëmundjet e zemrës, hiperaktiviteti te fëmijët (është përcaktuar si aktivitet fizik i tepruar ose lëvizje të cilat nuk kanë qëllim dhe janë të shpejta), pllakat sklerotike, kontrollin e peshës, obezitetin dhe skizofreninë.

Përdorimi i jashtëm: Përdoret për ekzemën dhe aknet.
Përmban Acid Gama-Linolenic, Acid Linoleic dhe lëndë të tjera ushqyese. Vaji i lules së pranverës është thelbësor për përbërjen e qelizës, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe shërben për mjekimin e ekzemës. Acidet yndyrore që ajo përmban ndihmojnë gjithashtu në rregullimin hormonal, për simptomat e menopauzës dhe përmirësojnë funksionet nervore. Vaji është i dobishëm për trajtimin e pllakës së sklerozës së shumëfishtë (Multiple Sclerosis Plaque) dhe është e efektshme në ribalancimin hormonal, e cila ndihmon në formimin e indeve të shëndetshëm të gjinjve.

Përbërja: Vaji i lules së pranverës nxirret nga fara e lules së pranverës që përmban një përqëndrim të lartë të acideve yndyrore esenciale (EFA), që quhet Acidi Gamma- Linolenic (GLA). Përqëndrimi i këtij acidi GLA është 8 %-10.5 % dhe është pikërisht ky acid yndyror GLA që i jep kësaj bime veti shëruese të rëndësishme. Acidi Gamma- Linolenic përmban gjithashtu një nivel të lartë Omega-6.

Përdorimi:
- Vaji i lules së pranverës është provuar se është efektiv në mjekimin e disa sëmundjeve të lëkurës. Ky vaj është përdorur që në vitin 1930 për trajtimin e ekzemës (kur lëkura përflaket dhe shoqërohet me kruajtje dhe kore për shkak të alergjive ose acarimeve të tjera). Vaji ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjeve të shoqëruara me sëmundje të gjirit dhe të sistemit nervor qëndror. Acidi Gamma-Linolenic ndihmon në qetësimin dhe reduktimin e inflamacionit trupor dhe në forcimin e sistemit imunitar.
- GLA e cila gjendet te vaji i lules së pranverës ndihmon për të mbajtur të shëndetshme këllëfin e mielinës, që rrethon dhe mbështjell nervat dhe i mbron nervat nga çdo lloj dëmtimi. Thuhet se pirja e vajit të lules së pranverës lehtëson simptomat e pacientëve që vuajnë nga sëmundje, si pllakat skerotike, sëmundja e Parkinsonit dhe neuropatitë e diabetit.
- GLA pengon prodhimin e lëndëve kimike të ngjashme me hormonet në gjak. Ato quhen Prostaglandina dhe disa prej tyre shkaktojnë inflamacionin. Niveli i i lartë i Prostaglandinës është i lidhur me rrethana patologjike, si pre- eklampsia (kur tensioni rritet gjatë shtatzanisë), eklampsia, Mastitis (inflamacion i indeve të gjirit), çistet e gjirit.
- Vaji i lules së pranverës është përdorur kohët e fundit në disa vende europiane për dhembjet dhe çistet e gjirit. Mendohet se ky vaj ka efekt në parandalimin periodik të dhembjeve të gjirit që shoqërohen me sindromin paramenstrual.
- Vaji i lules së pranverës është studiuar në trajtimin e simptomave hormonale që ndodhin gjatë sindromit paramenstrual dhe menopauzës, si shtrëngimet e tepërta dhe ndezjet e temperaturës. Sipas disa të dhënave GLA në vajin e lules së pranverës mund të ndihmojë në lehtësimin e shtrëngimeve menstruale.
- Vaji i lules së pranverës ka veprim anti-inflamator dhe ndihmon sistemin imunitar duke e bërë atë një mjekim për çrregullime të karakterizuara nga dhembja dhe inflamacioni, si sëmundja Reynad dhe artriti reumatoid.

Doza:
Përdorimi i brendshëm: pini një lugë çaji të këtij vaji çdo ditë për dy javë. Në rastet neurologjike pini një lugë çaji vaj për një muaj.
Përdorimi i jashtëm: përdoreni për lyerje një herë në ditë në rastet e ekzemës dhe akneve.

Kontakt :

  • Adresa : Tirane, Shqiperi

  • E-mail : info@gjejhallall.com

  • Cel : +35569 57 11 210

Flori
12 Sep 2016

Prsh. Jam i interesuar per kte vajin dhe desha te beja porosi ndodhem ne tr ju kontaktova tek ai nr qe keni vene lart por sme doli , po ta shikoni te arsyeshme mund te me shkruani ne emailin tim florihoda@gmail.com duke ju falenderuar per mirkuptimin pres prgj tuaj

Komento